hoxha dialogu i hapur per lejen e usje s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetareve 6a4817dd70425

Hoxha: Dialogu i hapur për lejen e USJE-s sjell ndryshime konkrete dhe kthen besimin e qytetarëve

July 3, 2026
1 minut lexim
muhamed

‘Dialogu i hapur për temat kryesore është e vetmja mënyrë për të ndërtuar besim’, porositi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, pas përfundimit të debatit të sotëm publik për ripërtëritjen e Lejes së Integruar-A për çimentoren Titan-USJE.

Ministri Hoxha shprehu falënderim ndaj qytetarëve, aktivistëve ekologjikë, ekspertëve, mediave, përfaqësuesve të institucioneve dhe të kompanisë për pjesëmarrjen e tyre aktive në këtë proces.

„Për të mos pasur dilema të mëtejme, dëshiroj të porosis qartë: Si Ministri e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, jemi angazhuar fuqishëm që leja e ripërtërirë për ‘Usje’-n të hartohet sipas kushteve të Ligjit të ri për Emetimet Industriale, i cili hyn në fuqi në shtator të vitit 2027“, potencoi Hoxha.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, do të vlejnë rregulla më strikte dhe njëlloj për të gjithë subjektet industriale.

Sipas Hoxhës, qëllimi përfundimtar i Ministrisë së Mjedisit nuk janë kompromiset e përkohshme, por zgjidhjet afatgjata për mbrojtjen e ajrit dhe mjedisit jetësor.

‘Vazhdojmë tutje, drejt standardeve më të larta evropiane për mbrojtjen e mjedisit. E kjo arrihet më së miri me transparencë dhe përmes një procesi të dialogut, bashkëpunimit dhe me përgjegjësi më të madhe nga të gjithë palët e përfshira, në interes të qytetarëve’, theksoi Hoxha.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

sunny hill festival 2026 zbulon programin e plote prishtina behet gati per tri dite muzike boterore 6a4813de8020e
Lajmi i mëparshëm

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Të fundit nga

ShkoLartë