nene e bije i mbijetojne perplasjes se autobusit por humbin 6a482ed40dd2f

Nënë e bijë i mbijetojnë përplasjes së autobusit por humbin…

July 3, 2026
1 minut lexim

Dy nga të plagosurat në aksidentin e rëndë të 30 qershorit, ku autobusi i linjës Berat–Tiranë u përplas në autostradë, janë dërguar në Greqi për trajtim të specializuar, pasi kanë pësuar dëmtime shumë të rënda.

Bëhet fjalë për nënë e bijë, Floresha Lazaj, 51 vjeçe, dhe Oriada Lazaj, 27 vjeçe, të cilat po përballen me pasoja të rënda nga aksidenti.

Sipas familjarëve, 51-vjeçarja ka humbur njërën këmbë si pasojë e plagëve të marra. Edhe vajza e saj, 27-vjeçarja Oriada Lazaj, ka humbur njërën këmbë, ndërsa këmba tjetër ka dëmtime të rënda dhe rrezikon komplikacione të mëtejshme nëse nuk trajtohet në një qendër të specializuar.

E reja ka pësuar gjithashtu fraktura në kofshë dhe në legen, çka ka bërë të domosdoshëm transferimin jashtë Shqipërisë për trajtim më të avancuar.

Familjarët bëjnë me dije se vendimi për transportimin në Greqi është marrë pasi ndërhyrjet që u nevojiten nuk mund të kryhen në vend.

Sipas tyre, të dyja kanë kaluar rrezikun për jetën, por gjendja mbetet e rëndë dhe rruga drejt rikuperimit do të jetë e gjatë. Ata kanë apeluar për ndihmë, pasi kostot e trajtimit janë të papërballueshme për familjen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ekstradohen nga gjermania ne kosove dy te kerkuar me leter rreshtim nderkombetar 6a482e53592aa
Lajmi i mëparshëm

Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar

selena gomez shkon e vetme ne dasmen e taylor swift mungesa e benny blancos nxit spekulime 6a4830003927d
Lajmi i radhës

Selena Gomez shkon e vetme në dasmën e Taylor Swift, mungesa e Benny Blancos nxit spekulime

Të fundit nga

ShkoLartë