eksplodimi i kontrolluar i mjetit te dyshuar qe u gjet ne kacanik shtyhet per 2 maj 6811473832619

Eksplodimi i kontrolluar i mjetit të dyshuar që u gjet në Kaçanik shtyhet për 2 maj

April 29, 2025
1 minut lexim

Eksplodimi i mjetit të pashpërthyer në fshatin Stagovë të Kaçanikut, që ishte paraparë të bëhej nesër u shtye për të premten e 2 majit.

Konkretisht ky operacion do të bëhet në lagjen “Teneqja”, nga Njësia e Deminimit të KFOR-it, prej orës 09:00 e deri në ora 13:00, njofton Policia.

Organet e rendit kanë treguar edhe masat që duhet të respektohen:

– Zona e rrezikut është vlerësuar me një rreze prej 1000 metrash nga vendi ku ndodhet mjeti shpërthyes.

– Brenda kësaj zone ndalohet rreptësisht qëndrimi i njerëzve. Ndërsa rekomandohet largimi në vend të sigurt i kafshëve dhe makinerive.

Banorët e lagjes “Teneqja” dhe të zonës së kodrës në fshatin Stagovë luten që:

– Të mbajnë dritaret e shtëpive hapur, për shkak të valës së mundshme të shpërthimit, e cila mund të shkaktojë dëme materiale.

– Të largojnë veturat në vende të sigurta si garazhe ose pas shtëpive.

– Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Emergjenca do të jenë në gjendje gatishmërie dhe të pranishëm në një zonë të sigurt, për të reaguar në rast nevoje.

– Policia do të njoftojë banorët përreth dhe do të sigurojë që, në datën dhe orët e lartcekura, të mos ketë persona jashtë shtëpive.

Këshillohet që banorët brenda rrezes 1000 metra të largohen nga shtëpitë para fillimit të operacionit dhe të qëndrojnë larg deri në përfundim të eksplodimit.

Ju lutemi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në respektimin e këtyre masave për sigurinë tuaj dhe të të gjithëve.

Policia Rajonale e Ferizajt do të bëjë njoftimin me kohë menjeherë pas perfundimit të operacionit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dika ligji per financimin e partive le hapesira per abuzim fondet publike dhe burimet e erreta mbeten rrezik 68113dd5dd51b
Story i mëparshëm

Dika: Ligji për financimin e partive lë hapësira për abuzim, fondet publike dhe burimet e errëta mbeten rrezik

mesohen fatet e rudigerit bellinghamit e vazquezit 68114abce6a27
Story i radhës

Mësohen fatet e Rudigerit, Bellinghamit e Vazquezit

Të fundit nga

80.000 mijë tifozë anglezë në Bilbao

San Sebastiani ishte arena më e fundit ku huliganët e dy skuadrave finaliste të Ligës së Europës “matën forcat” mbrëmjen e kaluar. Në pritje të aktit të fundit, tifozët e Junajtid dhe
ShkoLartë