Eksperti kundër raportit të “Transparency International”: Kemi rritje korrupsioni

min lexim

Drejtori i INFOCHIP Gerti Shella ishte këtë të martë iftuar në Euronews Albania ku ka komentuar rarpotin e Transparency International.

Ai tha se ka disa pikëpyetje në lidhje me këtë raport, pasi sipas tij, në Shqipëri ka pasur rritje të korrupsionit dhe jo ulje.

“Kontrollin e ekzekutivit e bën pushteti gjyqësor. Ai është në mungesa të theksuara të stafit, ky gjyqësor nuk ka mundësi të  qendrojë në këmbët e veta, jo më të jetë i fuqishëm të luftojë korrupsionin një pushteti dosido, i cili është i balancuar nga një opozitë e fortë, nga një opinionin publik, por  nga një pushtet i  cili forcohet dita-ditës.

Ky është realiteti në Shqipëri. Unë kam disa pikëpyetje në lidhje me këto shifra dhe nuk e gjej me vend të gëzohem se Shqipëria nga vendi i 97 arriti në  vendin e 98  ndër 180 vende ku matet ky indeks nga Transparency International. Duhet të kuptojmë se këto organizata gradualisht bëjnë edhe qasje politike për të thënë se këtu kemi një vullnet të mirë. Vullneti i mirë është për tu vlerësuar, por unë mendoj se korrupsioni është shtuar”,-tha eksperti.

Story i mëparshëm

Një person ka humbur jetën dhe njëzet janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në Manastir

Story i radhës

Edona: 7 herë favorite jam dalë, më shumë sesa Messi që ka fitu kupa

Të fundit nga