Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, ka folur në lidhje me masat që i janë vendosur Kosovës tash e një vit nga Bashkimi Evropian.
Ibishi tha se tani është shanci që këto sasnkione të hiqen sidomos pas aktakuzës së Banjskës.
“Mendoj se tani jemi në shancin që të hiqen sanksionet sidomos nëse flasim në rrjedhat e reja të aktakuzës për 45 pjestarët e Grupit terrorist të Banjskës. Ato sanksione duhet të shkojnë në drejtim të Serbisë dhe të na hiqen ne ashtu siç është paralajmëru por akoma ngecin disa sfida për ne të papërmbushura për të cilat me këmbëngulsi i kërkojnë partnerët tanë strategjikë sidomos Bashkimi Evropian. Këtu flas për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe apo çështje të tjera, veprime të njëashme, siç ata po e quajnë. Duhet të jenë të kujdesshëm në aspketin e rënditjes së bashkëpunimit dhe bashkëveprimit me partnerët tanë strategjikë. Bashkimi Evropian nuk është ‘bash aq i drejtë’ në raporte Kosovë-Serbi kur Serbia po ka implikime direkte në punë të brendshme të Kosovës”
Ai tha se Qeveria Kurti në aspektin e sigurisë në Veriun e Kosovës është në pozitë shumë më të mirë se çdo qeveri.
“Përfunsimisht kjo Qeveri ka tregu një guxim që t’iu kundërvihet këtyre veprimeve dhe ta ndërprejë këtë ‘status-co’ që po shkon pa fund. Europianët çdoherë kërkojnë nga ne të ejmi të urtë, të qetë, të mos ndërmarrim asgjë ndërsa strukturat kriminale, paralele që tani janë shuar në pjesën e veriut të mbesin përherë. Mendoj që kjo Qeveri, në aspektin e sigurisë në Veriun e Kosovës është në pozitë shumë më të mirë dhe tani duhet të mendojë në integrimin e komuniteteve të Veriut” tha Ibishi.