Eksperti i sigurisë: Vuçiq po inskenon frikë për të justifikuar represionin

March 13, 2025
1 minut lexim

Pas raportimeve nga mediat serbe se një grup i përfshirë në organizimin e sulmit në Banjskë ka mbërritur në Beograd, ka reaguar eksperti i çështjeve të sigurisë, Avni Islami.

Islami akuzon presidentin serb Aleksandar Vuçiq për ndjekjen e një strategjie autokratike, duke krijuar krizë për të shuar revoltën popullore.

“Me ardhjen e terroristëve të Banjskës në Serbi dhe shfaqjen e paramilitarëve famëkeq pranë Presidencës, ai po inskenon një klimë frike për të justifikuar masa represive ndaj protestuesve më 15 mars. Asgjë nuk është rastësi – kjo është një strategji e pastër e mbijetesës politike përmes kaosit dhe shantazhit”, ka shkruar Islami në Facebook.

Sipas tij, destabilizimi i Serbisë nuk vjen nga qytetarët, por nga vetë regjimi, i cili përdor grupet kriminale si mburojë politike.

Ndërkohë, kryeredaktorja e së përjavshmes “Radar” në Serbi, Vesna Malishiq, ka konfirmuar se gazetarët e saj kanë marrë informacione mbi praninë e një grupi të lidhur me Banjskën në Beograd.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, caktohet data kur Sinodi i Shenjtë do të zgjedhë kryepeshkopin e ri

Story i radhës

Ndalimi i rrjetit TikTok në Shqipëri, ekspertët: Vetëm kjo masë nuk mjafton

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë