eksperti i sigurise marredheniet izrael turqi por shkohet drejt nje perplasje por pa finalizim 67f43cd1971af

Eksperti i Sigurisë: Marrëdhëniet Izrael-Turqi? Por shkohet drejt një përplasje, por pa finalizim

April 7, 2025
1 minut lexim

Në emisionin “360 Gradë”, në ABC News, me panelin në studio u diskutua për situatën e luftës në Gaza, duke u ndalur edhe tek përplasjet e fundit mes Izraelit dhe Turqisë, për Sirinë.

Eksperti i Sigurisë Xhavit Shala gjatë fjalës së tij, u shpreh se faktet apo ngjarjet e fundit tregojnë se po shkohet drejt një përplasje mes Izraelit dhe Turqisë, por që sipas tij nuk do të arrihet të finalizohet.

“Mendoj që po shkohet drejt një përplasje mes Izraelit dhe Turqisë, por nuk do të finalizohet. Marrëdhëniet turko izralietë kanë kaluar në miqësi armiqësi. Turqia ka qenë shteti i parë mysliman që njohu Izraelin si shtet.

Gjithashtu gjatë intervistës eksperti komentoi marrëdhëniet që kanë pasur vendet, duke analizuar dhe momentet kur nisën edhe krisjet e para.

Teknikët e aviacioni izraelit kanë shërbyer edhe në Turqi. Kanë pasur marrëdhënie të mira. Edhe me ardhjen e partisë së Erdogan. Por në maj të 2010 një anije turke do të shkarkonte ndihmat në Izrael. Shërbimet izraelite kishin informacion se do dërgojnë armë dhe këtu nisi përplasja ku pati edhe të vrarë. Netanyahu kërkoi falje, por nuk pati shumë përmirësime. Megjithatë shkëmbimet tregtare ishin të mira. Por në momentin që u bë sulmi në Gaza, Erdogan pasi ofroi një ndërmjetësin që nuk iu pranua e quajti Hamasin organizatë të lirisë dhe kjo ra ndesh me gjithë qëndrimet dhe këtu u arrit një përçarje më e madhe”, tha mes të tjerash ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

taravari gostivarin dhe vrapcishtin mund ta fitojme qe ne rund te pare i gatshem te bashkepunoj me te gjitha partite 67f437355ea37
Story i mëparshëm

Taravari: Gostivarin dhe Vrapçishtin mund ta fitojmë që në rund të parë – i gatshëm të bashkëpunoj me të gjitha partitë

renia e cmimit te naftes ne tregun boteror hajdari nenshkruan vendim qe cakton marzhat e lejuara per shitje me shumice e pakice 67f446395378b
Story i radhës

Rënia e çmimit të naftës në tregun botëror, Hajdari nënshkruan vendim që cakton marzhat e lejuara për shitje me shumicë e pakicë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë