Eksperti i komunikacionit për aksidentin me fatalitet në Vushtrri: Kompanitë që aplikojnë për tenderë, me vete e kanë vetëm një fletë A4 për sigurinë në rrugë

November 8, 2024
1 minut lexim

Nol Dedaj, ekspert i komunikacionit, lidhur me rastin tragjik në komunën e Vushtrrisë, ku një i ri humbi jetën në aksident, për të cilin u raportua se kishte mungesë të sinjalistikës në rrugë, tha se secila kompani që aplikon për tender, e vetëm një fletë të formatit A4 për sigurinë rrugore.

“Më vjen keq, por unë e dëgjova edhe zëvendësministrin kur foli edhe më erdh shumë rëndë për shkak se secila kompani që merret me ndërtimin e rrugës, në kuadër të dokumentacionit për aplikimin për tender, e kanë vetëm një fletë A4 si projekt të sigurisë rrugore”, tha Dedaj.

Ai tha se hetimi për aksidentin duhet të zhvillohet në dy pista, duke e pasur parasysh edhe kohën kur ka ndodhur aksidenti, që ishte me dukshmëri të kufizuar, apo natën.

“Nëse flasim për aksidentin që ka ndodh, me sa kam parë unë dhe me kanë ardhë edhe disa video, atëherë këtu janë dy pista të hulumtimit që duhet me pasë kujdes gjatë hulumtimit secili ekspert që ta marrë në dorë, është së pari faktori rrugë, pra elementet e sinjalizimit, të cilat kanë ndikuar drejtë si shkaktarë të aksidentit edhe e dyta është faktori njeri, në qoftëse konstatohet se drejtuesi i automjetit e ka zhvilluar një shpejtësi më të madhe se sa shpejtësia e sigurisë në rastin konkret. Por, megjithatë kur flasim edhe për shpejtësinë, duhet me u shtri hulumtimi kah elemntete e faktorit rrugor sa ka pasur mundësi teknike që drejtuesi i automjetit të ketë informacione lidhur me punimet në rrugë dhe lidhur me sinjalizimin meqenëse si duket aksidenti ka ndodhur në kohën me dukshmëri të kufizuar ose natën”, tha Dedaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkarkimi i ministrave në Gjermani, Hajdari: Hera e parë që ndodh një gjë e tillë në formë të prerë

Story i radhës

Burimi tregon ngjarjet që i kishin ndodhur në kohën kur abuzonte me alkoolin

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë