Eksperti Halimi flet pas përbërjes së qeverisë së re serbe: Mund të ketë sulm si në Banjskë

Jeton Halimi, drejtor ekzekutiv në ISEG, ka folur për Qeverinë e re të Serbisë që pritet të votohet sot në parlamentin serb.

Në Kosova Today, ai ka theksuar se nga pjesëtarët e kësaj qeverie ka rrezik që në Kosovë të përsëritet edhe një rast tjetër si të agresionit në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Mendoj se mund të ketë ndonjë sulm si rasti në Banjskë vitin e kaluar. Këta anëtarë jo rastësisht janë emëruar në këto pozita. Mendoj se Ivica Daçiq, mund të vie rreziku nga njerëzit e tyre në koordinim me Rusinë”, ka thënë Halimi.

Halimi ka theksuar se Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in sa më shumë.

“Kosova duhet të mbledhë Këshillin Kombëtar të Sigurisë që të merren politika sa më të shpejta që të mos ndodh edhe një rast si i Banjskës, apo të ketë viktima të tjera”, ka thënë Halimi. 

Story i mëparshëm

Vdes një punëtore në një furrë buke në Mitrovicë të Veriut

Story i radhës

Meta sulmon drejtësinë/ Pas Dumanit dhe SPAK, vazhdon me “Ramaformën”

Të fundit nga