Eksperti amerikan sheh prova se Putini po e humb kontrollin mbi Kremlinin

min lexim

Përpos Putinit, politikanët rusë po flasin gjithnjë e më shumë mbi luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj për Perëndimin. Historiani i njohur amerikan Timothy Snyder e sheh këtë si një tregues se presidenti rus, po e humb kontrollin mbi Kremlinin.

Kundërofensivat ukrainase po i vëjnë forcat e armatosura ruse, nën presion të vazhdueshëm. Në të njëjtën kohë, Kremlini po e rritë propagandën e tij. Ajo që bie në sy këtu është se politikanë të tjerë përveç Putinit, tani po komentojnë gjithnjë e më shumë rëndësinë e luftës dhe “pasojat katastrofale për Ukrainën dhe Perëndimin”.

Për Timothy Snyder, autor dhe profesor i historisë në Universitetin e famshëm Yale, ky është një tregues i qartë se Putini, po e humbë gjithnjë e më shumë kontrollin e politikës së brendshme. Përgatitjet për një luftë për pushtet për të pasuar presidentin rus, janë gjithashtu duke u përgatitur.

A po e humbë Putini kontrollin? “Unë besoj se rusët besojnë se Rusia po humbet”

Një shenjë se Putini po e “humbë kontrollin” është se disa ish-zyrtarë rusë, si Dmitry Medvedev, kanë paralajmëruar Perëndimin, për pasojat e mundshme. Deri më tani, Rusia i ka komunikuar këto deklarata vetëm përmes Presidentit. Tani duket se është ndryshe.

Snyder shkroi në Twitter: “Në mënyrë tipike, mbulimi i deklaratave të tilla fokusohet në përmbajtjen e tyre. Është joshëse të kapesh nga propaganda ruse e frikës. Historia e vërtetë, megjithatë, është se njerëz të tjerë përveç Putinit tani ndihen përgjegjës, të bëjnë deklarata të tilla. Para luftës, nuk ishte kështu”.

Nga njëra anë, kjo propagandë e “dënimit dhe errësirës” tregon besnikëri ndaj Putinit. Nga ana tjetër, ajo gjithashtu mund të jetë duke përgatitur, “një luftë për pushtet pas rënies së Putinit”. “Nëse Rusia e humbëluftën, njerëzit që tani po thonë gjëra radikale, që kanë si qëllim, për të mbrojtur veten. Nga ana ime, unë prirem t’i shoh deklaratat e ashpra si dëshmi, se rusët e rëndësishëm besojnë se Rusia po humbet, “tha historiani.

Nga liberali tek ai i vijës së ashpër: çfarë loje po luan Medvedev?

Për vite me radhë, ish-presidenti rus Medvedev shihej si një konkurrent liberal i Putinit dhe tani po përhap gjuhën e urrejtjes antisemitike dhe antiperëndimore në Telegram. Ish-presidenti publikon rregullisht deklarata radikale kundër Ukrainës dhe Perëndimit në kanalin e tij Telegram. Së fundmi, ai shkroi një listë të gjërave për të cilat Rusia nuk duhet të fajësohet për luftën. Sipas Snyder, kjo thjesht krijon një profil për Medvedevin, që mund të jetë i dobishëm për të më vonë. Snyder nuk mendon se Medvedev qëndron pas deklaratave të tij.

Një shembull tjetër i kësaj është Ramzan Kadyrov, i cili, sipas Snyder, e ka trajtuar Çeçeninë si “satrapi” e tij personale që kur ndihmoi Putinin të fitonte luftën e dytë çeçene. Kadyrov komandon një njësit personal të armatosur, që ndihmon ushtrinë ruse në luftërat e saj jashtë vendit.

Snyder për Kadyrov: “Duket më shumë sikur ai, dëshiron të përgatitet për një Rusi pas Putinit”

Kadyrov i mbështet trupat në Ukrainë, në mënyrë që ata të mos mbajnë zi për viktimat e shumta, shkruan Snyder. Kështu, ata do të ishin të disponueshëm në një luftë të ardhshme, për pushtet në një Rusi pas Putinit. Megjithatë, Kadyrov tani po propozon që Rusia të vendosë sisteme të mbrojtjes ajrore në Çeçeni. Arsyetimi i tij: Ukraina gjithashtu mund të sulmojë Çeçeninë. Për Snyder, motivi nuk është i besueshëm: “Duket më shumë sikur ai dëshiron, të përgatitet për një Rusi pas Putinit, në të cilënÇeçenia do të pretendonte pavarësinë e saj,” shkruan ai në Twitter. 

Gjendja e ushtrisë së Putinit është gjithashtu një shenjë dobësie, sipas Snyder. Ushtria është një pjesë integrale e propagandës së Putinit. Profesori i Yale shkruan se pamposhtshmëria e supozuar e saj shërben si burim i forcës së tij politike. Rusia sigurisht beson në fitoren në Ukrainë, por në realitet ushtria ruse, po pëson humbje të rënda.

“Një ushtri e klasit botëror, nuk është ajo, që kërkon dronët në Teheran”

Sanksionet do ta përkeqësonin situatën edhe më shumë për Rusinë: “Një ushtri e klasit botëror, nuk është ajo që kërkon dronët nga Teherani që u kopjuan, duke përdorur teknologjinë perëndimore”, shkruan Snyder. Putin mund të pranojë se ushtria nuk është e fuqishme, por në një moment të caktuar në kohë “të mos jesh i fuqishëm” do të thotë “të mos dukesh i fortë”, sipas Snyder.

Sipas Snyder, shtetit rus në thelb i mungon aftësia për luftë totale: deri më tani, Putini e ka qeverisur popullsinë përmes çmobilizimit dhe jo mobilizimit. Përmes represionit, ai kishte marrë pëlqimin e popullsisë ruse. Ndërsa Putini mund të llogarisë në mbështetjen nga shfaqjet televizive, (propaganda), por ai nuk mund të llogarisë tek qytetarët të cilët rrezikojnë trupin e tyre, vazhdon Snyder. Në shumicën e popullsisë, vetëm luhej entuziazmi për luftën.

Përfundimi i historianit: Putin ka pushtet vetëm mbi rivalët, mbështetjen e dobët popullore dhe integritetin e ushtrisë së tij në pushtet – të gjitha këto që ai, tani mund t’i humbasë përmes luftës në Ukrainë, sipas Snyder. Nëse Rusia e humbë luftën, të gjithë rusët do ta fajësojnë Putinin, shkruan eksperti amerikan. Vetëm përmes fitores, Putini mund t’i shpëtojë këtij fati. Prandaj, shpresa e fundit e Putinit është, që pala tjetër të dorëzohet e para: “Putini ka dhënë përshtypjen, e një lojtari të mirë në të kaluarën. Por një lojtar i mirë, gjithashtu e di, se kur duhet të dorëzohet”, tha Snyder.

Autorja e FOKUS Sarah Werner, Nga Gjermanishtja Sherif Ramabaja

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Gashi tërhiqet

Story i radhës

CONFERENCE LEAGUE/ Formacionet zyrtare Ballkani-La Fiorita, turi i tretë nuk është më ëndërr

Të fundit nga