4
Shkup, 22 dhjetor – Aksionet policore të javës që po lëmë pas, njohësit e rrethanave juridike dhe penale i cilësojnë si pozitive. Profesori Mitasin Beqiri thotë se me aksionet kundër krimit të organizuar ku të përfshirë kishte edhe ish zyrtarë të lartë, po fitohet një përshtypje që shteti e ka marrë seriozisht çështjen e luftimit të krimit dhe korrupsionit.
“Siç duket, me gjithë mend e ka pushteti që ta Lufton këtë lloj të keqe. Janë aksione serioze, më pëlqejnë aksionet e tilla, domethënë nëse deri tash kriminaliteti është heshtur ose është luftuar në mënyrë të njëanshme, tash duhet të nis të pastrohet terreni prej oborrit të vet“, tha Mitasin Beqiri, profesor universitar.
Megjithatë ai pret që drejtësia të shkojë deri në fund, dhe t’i përfshijë të gjithë në mënyrë objektive, të mos luftohen vetëm pjesëtarët e një subjekti të caktuar politik, por të përgjigjet secili që ka vepruar në kundërshtim me ligjet.
“Prej ish funksionarëve, ish drejtorëve edhe normal tani aktualet, nëse kanë kryer vepra do të përgjigjen. Është e rrugës çdokush që kryen vepër, që punon kundër ligjit të jep llogari. Vetëm se kam një vërejtje, nuk duhet ne të presim të shpall dikush listë të zezë dhe më pas të fillojnë fletparaqitjet. Ne punët i dimë edhe këtu, pse janë heshtë këto punë qe 20 vite, s’ka nevojë të heshtet, punët duhet të ecin permanent, edhe lufta kundër të keqes, krimit të organizuar, edhe kushdo që të jetë, populli thotë kështu, nëse ke hëngër hudhër të vjen era”, tha Mitasin Beqiri, profesor universitar.
Gjatë javës që po lëmë pas policia bastisi më shumë lokacione të personave dhe grupeve që dyshohet se lidhen me krimin e organizuar dhe korrupsionin. U hapën procedura hetimore edhe ndaj ish zvkryeministrit Artan Grubi dhe ish drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, por që të dy vazhdojnë të mbeten të pakapshëm për organet e rendit.
BURIMI: zhurnal.mk