Ekspertët britanikë rekomandojnë Gazmend Hoxhën për drejtor të Policisë, raporti i dorëzohet institucioneve

Procedura e intervistimit të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka përfunduar.

Ky proces është zhvilluar nga komisioni intervistues në përbërje me Fahrije Tërnavën (kryesuese), Naim Bardiqin, Blerim Hasanin, Refike Sulçevsin dhe Skëndër Përteshin, teksa është mbikëqyrur nga ekspertët britanikë.

E këta të fundit nga 40 pikë maksimale i kanë dhënë Gazmend Hoxhës 27.5 dhe të njëjtin e kanë rekomanduar për drejtor.

Gazmend Hoxha, i cili aktualisht mbanë pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione, ka dalë i pari me pikë në konkursin e shpallur për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë.

Ekspertët e Ambasadës së Britanisë së Madhe i kanë dhënë atij 27.5 nga 40 pikë dhe e kanë rekomanduar për Drejtor të Policisë.

Në një përgjigje nga Ambasada, kanë bërë të ditur se raportin rreth procesit dhe vlerësimin e kandidatëve e kanë përgatitur dhe e kanë dorëzuar tek Kryetarit i Kuvendit, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Brendshme.

“Procesi për Drejtor të Përgjithsheëm të Policisë ka shkuar mirë. Ekspertët Britanik të projektit të “Rekrutimit” kanë punuar shumë afër me Komisionin intervistues dhe kanë zhvilluar një proces transparent dhe të bazuar në meritë. Raporti i ekspertëve britanikë rreth procesit dhe vlerësimi i kandidatëve është përgatitur dhe i është dërguar Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme”, kanë thënë nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Përveç Hoxhës, kandidatë për drejtor të policisë janë edhe Bahri Shala, Fatos Haziri, Florie Hajra, Granit Fetahu dhe Sllagjana Stojanoviq.

Më 30 gusht të vitit të kaluar kishte dhënë dorëheqje Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti. Që nga ajo ditë detyrën e drejtorit e ushtron Fehmi Hoti.

Story i mëparshëm

Një punonjës i Coinbase pret dënimin me burg për tregtim të brendshëm

Story i radhës

Nacionalisti famëkeq rus, Igor Mangushev, u qëllua për vdekje në Ukrainë

Të fundit nga