Ekspertë sigurie nga kompani botërore lider në teknologji vinë në Shqipëri

min lexim

Në Tiranë u mbajt Konferenca e parë “Smart City Western Balkans” duke sjellë kompani botërore lider në teknologji në Shqipëri.

Organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë, konferenca synon të prezantojë inovacionet, shërbimet dhe zgjidhjet më të fundit për qytet inteligjente.

Rreth 24 kompani teknologjike dhe 24 kryetarë bashkie u ftuan për tu bërë pjesë e kësaj konference krahas ekspertëve të shumë të teknologjisë dhe sigurisë.

Në vëmendjen e kësaj konference ishin edhe sulmet e fundit kibernetike nga Shqipërisë ndërsa ambasadorja Yuri Kim afirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim.

“Do t’ju ndihmojë dhe një prej mënyrave është duke mbledhur disa prej mendjeve më të ndritura botërore për sigurinë kibernetike në Shqipëri,” tha ambasadorja Kim.

Profesionistë nga kompanitë liderë si Microsoft dhe Amazon ishin pjesë e kësaj konference.

“Është e rëndësishme të rritet ndërgjegjësimi i politikbërësve dhe qeverisë se duhet bërë më shumë. Jo vetëm të ketë fonde më tepër për sigurinë kibernetike, por duhet ndryshuar edhe mentaliteti i përdoruesve,” tha ekspertja e sigurisë Evanna Hu.

“Sa më shumë që të lundrojmë online, aq më shumë ekspozojmë veten ndaj sulmeve kibernetike, dhe këtu nuk e kam fjalën vetëm për sulme me prapravija politike por edhe sulme të rastësishme që prekin të dhënat e shumë njerëzve online.”

“Shqipëria po goditet kohët e fundit dhe shërbimet e qytetarëve janë prekur, prandaj kemi ardhur këtu për të edukuar politikbërësit që të zbatojnë masat e duhura mbrojtëse për sistemet e informacionit.

Sjellja në Tiranë e një grupi të konsiderueshëm kompanish globale të teknologjisë për t’u njohur me potencialet që ofron Shqipëria dhe Ballkani krahas sfidave që mbeten për t’u zgjidhur është një ngjarje shpresëdhënëse në perspektivën e krijimit të një kanali të ri të thithjes së investimeve përmes sektorit të teknologjisë, i cili ofron potencialet më të mëdha për t’u modernizuar.

Gjatë dy ditëve të konferencës rajonale që do të mbahet në Tiranë, kompanitë lider globale do të shfaqin risitë, shërbimet dhe zgjidhjet e tyre në lidhje me qytetet inteligjente – ndërsa kryetarët e bashkive do të prezantojnë vizionin dhe përvojat e tyre për një zgjidhje më të sigurt dhe më të gjelbër për komunitetet e qyteteve të Ballkanit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

SBAShK-u e drejtoresha e ETUCE sot mbajnë konferencë për medie

Story i radhës

Maqedonia ka çmimin më të lartë të bukës

Të fundit nga