eksperte nga anglia dhe mjeket tane po pergatisin protokoll per ashpersine e pasqyres klinike te pacienteve nga tragjedia ne kocan 67fd1d6e14411

Ekspertë nga Anglia dhe mjekët tanë po përgatisin protokoll për ashpërsinë e pasqyrës klinike të pacientëve nga tragjedia në Koçan

April 14, 2025
1 minut lexim

Shkup, 14 prill – Tashmë kemi disa ekspertë nga Anglia, të cilët së bashku me mjekët tanë po përgatisin një vlerësim, gjegjësisht protokoll, për të vlerësuar ashpërsinë e pasqyrës klinike dhe më pas do t’i analizojmë pacientët, ku duhet të vazhdojnë të trajtohen. Nëse do të duhet këtu, nëse do të duhet në ato shtete që ofrojnë ndihmë të trajtohen atje, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravar në konferencën e sotme për mediat për pacientët e lënduar nga tragjedia e Koçanit.

“Tani kemi ekspert për djegie të cilët së bashku me ekipet tona përgatisin protokolle”, sqaroi Taravari.

Ai tha se presin informacione që përshkruajnë gjendjen e pacientëve jashtë vendit, për të planifikuar se sa do të trajtohen në vend, dhe sa jashtë vendit.

Ministri tha se në Lituani ka pasur një pacient, i cili tashmë është në gjendje të mirë, ndërsa autoritetet atje planifikuan ta mbanin edhe një muaj, në mënyrë që rehabilitimi i tij të ishte i plotë.

“Ndoshta do të ketë edhe nga shtetet tjera, prej këtyre 48 pacientëve, për të cilët shtetet janë të gatshme pa kompensim financiar, të mbajnë pacientët e caktuar për trajtim afatgjatë, ndërsa ne tashmë jemi të gatshëm nga java e ardhshme, shpresoj në “8 Shtatori” të pajisemi dhe të përgatitemi për një numër të caktuar pacientësh që do të trajtohen në institucionin tonë shëndetësor, për ata pacientë me gjendje më të rëndë”, sqaroi Taravari.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

kontroll i jashtezakonshem ne kliniken e kardiokirurgjise pas vdekjes se nje pacienti 67fd1d6a7eabc
Story i mëparshëm

Kontroll i jashtëzakonshëm në Klinikën e Kardiokirurgjisë pas vdekjes së një pacienti

be rikonfirmon mbeshtetjen per anetaresimin e shqiperise kallas vendi po ben hapa domethenes ne reforma 67fd22ca40a6e
Story i radhës

BE rikonfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë, Kallas: Vendi po bën hapa domethënës në reforma

Të fundit nga

ShkoLartë