Ekskluzive/ Muhamed Sejdini flet për Klan Maqedoni për sulmin fizik kundër tij

1 minut lexim

 

Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini është sulmuar nga persona të panjohur pasditën e kësaj të premte.

Gjatë daljes nga stacioni policor ku denoncoi incidetin, Sejdini tha se tre persona i janë afruar dhe e kanë sulmuar teksa ka qenë duke dalë nga një lokal.

“Për momentin unë nuk mund ta dij se kush e ka kryer sulmin. Isha në restorantin ballkanika dhe në momentin që dola nga parkingu më sulmuan tre persona. Falë Zotit kalova lehtë. Shpresoj që organet e MPB-së dhe gjithë insitucionet relevante do ti marrin masat për zbardhjen e këtij rasti”, tha Sejdini për Klan Maqedoni.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

“Dënimi i një shpifësi, shtypje e fjalës së lirë e opozitarizmit?”, Rama: Kjo ide mori zë të lartë mbrëmë se shpifësit e banaqeve ndihen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar

Story i radhës

​Shpërthim në Dagestan të Rusisë

Të fundit nga