Ekskluzive: Gjermania kërkon sa më shpejt të jetë e mundur që të largohen barrikadat dhe…

December 23, 2022
1 minut lexim

Në një prononcim për të përditshmen vjeneze Der Standard, sot (e premte), ministria e jashtme gjermane ka kërkuar që sa më shpejt të largohen barrikadat në veri të Kosovës, si dhe të kthehen serbët në institucionet shtetërore, përcjell Bota sot.

“Barrikadat që janë vendosur ilegalisht nga serbët e Kosovës, që rrezikojnë sigurinë, të largohen sa më shpejt të jetë e mundur,” tha një zëdhënës nga diplomacia gjermane për Der Standard. “Ne jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës.”

Më tutje media vjeneze i quan “nacionalistë serbë” ata që vendosën barrikadat dhe që jane të lidhur me partinë e “Listës Serpska”, e cila kërkon me dhunë të ruajë monopolin në veri të Kosovës.

Ambasadori Rohde ka folur qartë

Ministria e jashtme gjermane poashtu i ka dalur në mbrojtje edhe ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, i cili së fundi është kritikuar ashpër nga qeveria serbe.

Rohde ka folur qartë “dhe ka apeluar edhe njëherë që Serbia e Kosova të vijojnë dialogun konstruktiv të udhëhequr nga BE”.

Në fund, Gjermania është treguar edhe më e drejtpërdrejtë, duke akuzuar Serbinë për ndodhitë e fundit.

“Presim hapa më konstruktivë nga Serbia. Ne ia kemi qartësuar këtë gjatë bisedimeve. Është e rëndësishme që serbët e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur të kthehen në institucionet kosovare. Kjo është në interes të njerëzve që jetojnë në veri të Kosovës. Në të njëjtën kohë Kosova duhet të pranojë që të vendosë në rendin e ditës marrëveshjet e 2013 dhe 2015,” duke nënkuptuar asociacionin e komunave serbe, përcjell botasot.info.

Ministria e jashtme gjermane ka bërë të ditur që mbështet të dërguarin europian për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak./BS

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmohen fizikisht dy të mitur në veri të Mitrovicës nga disa serbë

Story i radhës

Pamjet e banesës ku u abuzua seksualisht 15-vjeçari nga 8 shokët e klasës

Të fundit nga

ShkoLartë