Ekselentja shqiptare që e “rrëmbeu” Google: Puna në Google Cloud, përfshin kodimet dhe parashikimet në biznese

1 minut lexim

Klodeta Janaqi, vajza që u diplomua me medalje në financë. E ftuar në “ABC e Mëngjesit, ajo ka treguar se pas Fakultetit, nisi punë në një bankë, por shtoi se nga sjellja burokratike hoqi dorë.

Gjithashtu ajo u shpreh se aplikoi për të studiuar në Amerikë, për të nisur më pas studimet për data sciencë dhe pas asaj ditë, jeta e saj u fokusua drejt shkencës.

“U transferova në Amerikë, ku studiova. Degët i zgjodha vetë dhe krijova profilin e ri që doja të kisha. Studioja në Massachussets dhe punoja si asistente e dy profesorëve. Gjysma e studimeve rastisi edhe COVID dhe isha më shumë kohë brenda”, u shpreh ajo.

Më tej u shpreh se mori një ftesë nga Google për të “transferuar” në botën e kodimeve.

Së bashku me dy profesorë të mi patentuam një produkt ku edhe sot përdoret, njihet puna jonë”, tregoi Klodeta Janaqi, duke u shprehur se punon në Google Cloud, ku ka të bëjë kryesisht me kodimet dhe parashikimet në bizneset e Google.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Çfarë është “ndryshimi”? Si ta transportoni veten në realitete të tjera

Story i radhës

Lakers vazhdojnë me fitore, James shkëlqen me ‘triple-double’

Të fundit nga