Ekoturizmi në Vlorë, interes i lartë nga vizitorët e huaj

November 17, 2024
1 minut lexim

Ekoturizmi në zonat e mbrojtura në qarkun e Vlorës vitet e fundit ka njohur një rritje të numrit të vizitorëve, të cilët gjithnjë e më shumë po zbulojnë vlerat turistike të këtyre zonave.

Në qarkun e Vlorës ndodhen këto zona të mbrojtura Parku Kombëtar Detar “Karaburun Sazan”, Parku Kombëtar i Butrintit, Parku Kombëtar “Llogora”, Parku Kombëtar “Butrint”, Peizazhi i Mbrojtur “Pishë Poro-Nartë”, Parku Natyror Porto Palermo, Syri i Kaltër dhe Parku Natyror Karaburun.

Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë bën të ditur për ATSH-në se “gjatë periudhës janar-tetor këto zona të mbrojtura u vizituan nga 761 080 vizitorë”.

“Ajo që bie në sy gjatë këtij viti është numri i madh i vizitorëve të huaj, ku në 10 muaj këto zona u vizituan nga 467 813 të huaj dhe 293 267 vendas”, tha AdZM Vlorë.

Ndër më të vizituarat në këto 10 muaj është Parku Natyror “Syri i kaltër”, i cilësuar si perla e turizmit veror.

Në periudhën janar-tetor ky park u vizitua nga 258 774 vizitorë, nga të cilët 177 777 të huaj dhe 80 997 vendas”, bën të ditur AdZM Vlorë.

Infrastruktura e re për këmbësorë e çiklistë e ka ndryshuar rrënjësisht rrugën turistike drejt këtij parku natyror,  duke e bërë të aksesueshme më lehtë për turistët.

Një tjetër zonë e mbrojtur që ka shënuar numër të lartë vizitorësh është Parku Kombëtar i Butrintit.

“Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëravjeçare ngjall kuriozitetin e turistëve nga vende të ndryshme të botës. Në janar-tetor Parku Kombëtar Butrint u vizitua nga 195 216 vizitorë, nga të cilët 51 823 vendas dhe 143 393 të huaj”, tha AdZM Vlorë.

Vitet e fundit zonat e mbrojtura të qarkut Vlorë po promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë.

Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit gjatë periudhës janar-tetor 4.9 milionë vizitorë janë shënuar në zonat e mbrojtura, që nga parqet kombëtare, parqet natyrore e deri te monumentet e natyrës në të gjithë vendin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje

Story i radhës

AKK: Buxheti 2025, i pamjaftueshëm për komunat

Të fundit nga

Asgjësohen mbi 200 kg ushqime

1 Shkup, 29 dhjetor – Gjatë inspektimeve të shtuara të Agjencisë për ushqim në prag të festave të fundvitit janë konstatuar parregullsi të shumta lidhur me mungesën e higjienës dhe sigurinë e
ShkoLartë