​Ekonomia ruse edhe zyrtarisht në recesion

November 16, 2022
1 minut lexim

Ekonomia ruse u tkurr me 4% në tremujorin e tretë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, tha të mërkurën agjencia kombëtare e statistikave Rosstat.

Shifra do të thotë se ekonomia në Rusi është në një recesion pasi u tkurr me 4.1% në vit në tremujorin e dytë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se ekonomia ruse do të tkurret 3.4% në 2022 dhe 2.3% vitin e ardhshëm, sipas një raporti të 11 tetorit.

Lufta e Moskës kundër Ukrainës i detyroi vendet perëndimore të vendosin sanksione të rënda ndaj industrive, kompanive dhe individëve rusë që kanë dëmtuar ekonominë e saj.

Kompanitë e mëdha nga sektorë të ndryshëm në mbarë botën kanë njoftuar një pezullim të operacioneve dhe tërheqje nga Rusia që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ramadani i Shkëndijës si pjesë e Maqedonisë U21 flet për ndeshjen e nesërme kundër Qipros

Story i radhës

Aggeler: Maqedonia duhet të fokusohet në luftën kundër korrupsionit

Të fundit nga

Gërvalla uron Kapetanoviqin për detyrën e re

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka uruar Amer Kapetanoviqin për postin në krye të RCC-së në Sarajevë. Në një postim në Twitter, ajo shprehet se: “Kosova do të
ShkoLartë