ekonomia e eurozones shenon rritje me shume sesa pritej 6ae4f9f8067dc

​Ekonomia e Eurozonës shënon rritje më shumë sesa pritej

October 30, 2026
1 minut lexim

Ekonomia e Eurozonës u rrit më shumë sesa pritej në tremujorin e tretë 2026, duke dëshmuar qëndrueshmëri pavarësisht ndikimit të luftës në Lindjen e Mesme dhe rritjes së kostove të energjisë, njoftoi Eurostat.

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) në zonën e monedhës së përbashkët që përfshin 21 vende, u rrit 0,4% gjatë këtij tremujori, një ngadalësim ky krahasuar me normën prej 0,6% të regjistruar në tremujorin e dytë, por kjo shifër ishte më e lartë se parashikimi prej 0,2% i ekonomistëve të anketuar nga Bloomberg.

Bert Colijn, kryekonomist në ING, tha se rritja u regjistrua pavarësisht faktit se Franca, ekonomia e dytë më e madhe në eurozonë, shënoi sot një tkurrje tremujore 0,1%, duke thelluar shqetësimet mbi financat e saj publike dhe tensionet politike para zgjedhjeve presidenciale në vitin 2027.

“Kjo shifër tregon se, duke marrë parasysh edhe të dhënat e gjashtë muajve të parë të vitit, ekonomia franceze nuk ka shënuar rritje gjatë vitit 2026”, tha ai.

Ndërsa në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, rritja ishte më e lartë se sa pritej, duke arritur në 0,2% gjatë periudhës korrik-shtator, pas një zgjerimi prej 0,3% në tremujorin e dytë. Italia nuk regjistroi asnjë rritje ekonomike në tremujorin e tretë, ndërsa Spanja ruajti ritmin e saj me një rritje 0,6%.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kazakistani me plan investimesh mbi 14 miliarde dollare tokayev paralajmeron ndertime masive paga me te larta dhe reforma ekonomike 6ae4f9c14cef5
Lajmi i mëparshëm

Kazakistani me plan investimesh mbi 14 miliardë dollarë: Tokayev paralajmëron ndërtime masive, paga më të larta dhe reforma ekonomike

sydney sweeney shfaqet dore per dore me scooter braun ne new york e veshur me kostum te bardhe 6ae4fa4f121e2
Lajmi i radhës

Sydney Sweeney shfaqet dorë për dore me Scooter Braun në New York, e veshur me kostum të bardhë

Të fundit nga

ShkoLartë