Ekipi nga Kosova i xhudos merr pjesë në Kampin Olimpik të Nymburk, Çeki

March 10, 2022
1 minut lexim

Këtë javë ekipi kosovar i xhudos do të marrë pjesë në Kampin Olimpik që është duke u mbajtur në qytetin e Nymburkut të Çekisë.

Në këtë Kamp Olimpik gjenden mbi 500 pjesëmarrës, ndër ta edhe dy të artat olimpike të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Distria dhe Nora janë duke u stërvitur së bashku me Laura Fazliun, kurse nga ekipi i meshkujve gjenden kampioni evropian Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Rios Kuka e Loris Sharapolli.

Ekipi i xhudistëve kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit Driton Kuka, ku stërvitjet po shkojnë mirë e pa lëndime, përgatitje këto me rëndësi për seniorët para Kampionatit Evropian që do të mbahet në Sofia të Bullgarisë.

Ndërkaq, pjesë e stërvitjeve janë edhe ekipi i juniorëve, të cilët do të jenë pjesë e Kupës Evropiane që do të zhvillohet në Athinë të Greqisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ruslana jep një premtim: Kur të mbarojë lufta do të vij në Shqipëri

Story i radhës

Salianji: Lulzim Basha duhet të ikë

Të fundit nga

ShkoLartë