Ekipi Kombëtar U-17, vizitë në muzeumin e FSHF-së

March 11, 2022
1 minut lexim

Kuqezinjtë e rinj të ekipit Kombëtar U-17, krahas stërvitjeve dhe dy miqësoreve që zhvilluan gjatë këtyre ditëve, bënë edhe një vizitë në muzeumin e Federatës Shqiptare të Futbollit. Të rinjtë kuqezinj patën interes që të njiheshin me datat, momentet historike dhe figurat e futbollit shqiptar.

Për historine gati 120 vjeçare të futbollit shqiptar, atyre iu foli shefi i Sektorit të Eventeve dhe Muzeumit në FSHF, Tritan Kokona. “Sot ne realizuam një vizitë në muzeun dhe në hollin e famës në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit me ekipin Kombëtar U-17 të drejtuar nga trajneri Ervin Bulku. Një iniciativë e mirë e stafit, që në fakt do të përbëjë një program pune edhe për sektorin tonë”.

Ai foli edhe për dakordësinë me Sektorin e Ekipeve Kombetare, që kjo iniciativë të shtrihet edhe më tej. Madje deklaroi se po punohet per një grafik në këte drejtim, në bashkëpunim me sektorin përkatës.“Këtë iniciativë, ne do ta shtrijmë në të gjitha ekipet kombëtare.

Qëllimi kryesor nuk është vetëm njohja e tyre me historinë e futbollit shqiptar, por kryesisht është për të rritur tek ata ndjenjën kombëtare. Për të rritur ambiciet, që ata të arrijnë në nivele që kanë arritur parardhësit e tyre dhe të motivohen nga sukseset ndër vite”.

Në fund Kokona foli edhe për projektet që ky sektor po përgatit për vizitat në Muzeum, madje edhe me tepër. 

Mendoj që krahas shtrirjes që do të ketë tek të gjitha ekipet kombëtare, projekti do të shtrihet edhe më gjerë sipas një plani bashkëpunimi nëpërmjet Universiteteve të Sportit që do të vijnë dhe do të organizojnë ditë mësimore të caktuara për të njohur historinë e futbollit shqiptar”-përfundoi shefi i Sektorit të Eventeve dhe Muzeumit në FSHF.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Frika nga dashuria në çift…Dashuria është për trimat!

Story i radhës

Mbyllet pas 4 orësh protesta kundër rritjes së çmimit të naftës, sërish nesër në orën 11:00

Të fundit nga

ShkoLartë