“Ekipi i sanksioneve na viziton rregullisht”, Aggeler tregon se si mblidhen informacionet për personat që futen në “listën e zezë”

July 20, 2023
1 minut lexim

-Po, ata kthehen rregullisht, së shpejti do të kthehen sërish në një pikë gjatë vitit të ardhshëm, këtë e tha mes tjerash sot ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Price Aggeler, në lidhje me ekipin e sanksioneve nga Uashingtoni. Aggeler tha se shumica e informacioneve bazë për personat dhe kompanitë që futen në të ashtuquajturën “listë e zezë” mblidhen nga Ekipi i Drejtësisë në Ambasadë.

“Ekipi i sanksioneve që e vizitoi vendin në fund të vitit të kaluar, ata na vizitojnë rregullisht, por informacionet kryesore që mbledhim janë përmes ekipit tonë të drejtësisë këtu në Ambasadë dhe përmes partnerëve. Ne punojmë shumë afër me organizata investigative në këtë vend, që gjithashtu punojnë me anëtarë të ndryshëm të gjyqësorit për të marrë ata informacione, që të sigurohen për Uashingtonin”, tha Aggeler./tv21.tv

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Amnesti International: Kritikët e luftës dënohen rëndë në Rusi!

Story i radhës

Forcat speciale bjelloruse dhe grupi rus ‘Wagner’ zhvillojnë stërvitje të përbashkëta

Të fundit nga

ShkoLartë