Caen garon në Ligue 2, renditet në vendin e shtatë dhe po lufton për t’u rikthyer në elitën e futbollit francez.
“Vikingët” fituan 0:3 duelin ndaj Virois (21 dhjetor), përballje e vlefshme për raundin e 1/64-ve në Kupën e Francës.
Por, një gabim teknik i ka kushtuar skuadrës përjashtimin nga kompeticioni.
Trajneri Stephane Moulin aktivizoi Dieudonne Gaucho Debohi, kapitenin e ekipit të dytë të Caen.
Një gafë e pafalshme, pasi 21-vjeçari nga Bregu i Fildishtë nuk duhet të luante për shkak të tre kartonëve të verdhë të marrë me ekipin rezervë, pezullim që duhej shlyer tek ekipi i parë.