5 ditë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë në orët e para të së hënës, shumë persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, duke i cilësuar një mrekulli nga Zoti.
Të premten pas 114 orëve anëtarët e Shoqatës vullnetare “Bajram Miftari” nga Çairi, i cili në Turqi po qëndron në koordinim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, nxorrën një grua 38 vjeçare të gjallë nga rrënojat në qytetin e Adiyaman (Adijaman).
Ekipet e shpëtimit nga Maqedonia e Veriut, ngritën me kujdes 38-vjeçaren Meltem Ynsal me barelë, duke kaluar blloqe betoni të thyer dhe të përdredhura metalike drejt veturës së ambulancë.
Në bisedën telefonike për servisin publik Artan Demiri, thotë se po bëjnë gjithçka që munden për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.
“Të gjitha do ti harojmë, vetëm se këta që e kanë humbur jetën më nuk do të kthehen tek të dashurit dhe familjarët e tyre. Kështu të gjitha do të harrohen, por skemi cfarë të bëjmë.” – tha përmes linjës telefonike, Artan Demiri, anëtarë i SHV “Bajram Miftari”
Ekipet e shpëtimit nga Maqedonia e Veriut po veprojnë në qytetin e Adijaman, që para tërmetit shkatërues kishte mbi 400 banorë.
“Ne kemi ardhur si shoqatë vullnetare e zjarfikësve “Bajram Miftari” nga Cairi, në koordinim me Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim. Me të arritur nak an drejtuar te ky obekt banimi tetë katësh me afro 120 banorë. Edhe pse gjysma skanë qenë aty, për fat të mirë, por për fat të keq tjerët nuk I kanë shpëtuar termetit dhe numri i tyre sillet rreth 60-të.” – deklaroi përmes linjës telefonike, Artan Demiri, anëtarë i SHV “Bajram Miftari”
Sipas Demirit, kushtet klimatike për gjurmime nën rënojë janë në anën e tyre edhe pse natën temperaturat ulen.
“Kushtet klimatike na premtojë edhe pse natën bëhet ftohët. Ditën është nxeht me diell, po kemi mundësi dhe po ja dalim disi për të bërë gjurmime nën rrënoja.” – u shpreh përmes linjës telefonike, Artan Demiri, anëtarë i SHV “Bajram Miftari”
Krahas asaj se hynë në ditën e gjashtë të shpëtimit, misionet e shpëtimit nga vendi deri në ndërprerjen zyrtare të aksionit për kërkim dhe shpëtim, këta do të qëndrojnë atje. Kërkim shpëtimi do të vazhdojë derisa do ketë shpresë për të shpëtuar jetë.
Nga tërmeti i së hënës kanë humbur jetën mbi 25 mijë persona, 21 mijë prej të cilëve në Turqi