ejdus mitingu i vuciq sinjalizon fundin e regjimit te tij 67fbe226b8a21

Ejdus: Mitingu i Vuçiq sinjalizon fundin e regjimit të tij

April 13, 2025
1 minut lexim

Profesori i shkencave politike, Filip Ejdus, vlerësoi se mitingu në mbështetje të presidentit pro-rus Aleksandar Vuçiq dje në Beograd është “kënga e fundit për regjimin e tij aktual”.

Ejdus tha se pushteti po përpiqet të përmbysë situatën politike përmes një kundërofensive dhe frikësimi, por pamjet nga mitingu treguan një pjesëmarrje të dobët dhe mungesë të mbështetjes autentike.

“Shumica e njerëzve kanë ardhur sepse janë detyruar, ose për shkak të ushqimit dhe pijes falas. Sipas disa vlerësimeve jozyrtare, në tubim morën pjesë rreth 30 mijë vetë, që është dhjetë herë më pak se sa në protestën e madhe të 15 marsit”, theksoi Ejdus për N1.

Ai vlerëson se regjimi i Vuçiq po përpiqet të rikrijojë legjitimitetin e humbur përmes një projekti të ri politik ‘Lëvizja për Popullin dhe Shtetin’.

“Kjo është një përpjekje për të paraqitur veten sërish në një formë të re, si një gjarpër që ndërrohet. Fillimisht nga radikalë në progresistë, e tani në një lëvizje që tingëllon si diçka nga Alan Ford Ministria për Hulumtimin e Mineraleve dhe Humbjen e Kohës”, tha Ejdus.

Ai shtoi se pushteti i Vuçiqit ndoshta është i gatshëm të aplikojë masa represive, por kjo mund ta përshpejtojë edhe më shumë krizën politike. “Qëllimi është që frikësimi të japë efekt, por nëse kalojnë në represion të hapur, kjo mund ta përshpejtojë fundin e regjimit”, paralajmëroi ai.

I pyetur se kujt i janë drejtuar kërkesat e Vuçiq, Ejdus u përgjigj se ato janë drejtuar prokurorëve të mbetur, gjyqtarëve dhe njerëzve në universitet – atyre që ende kanë potencialin për t’i rezistuar regjimit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

de bryjne flet per te ardhmen 67fbde776c4dc
Story i mëparshëm

De Bryjne flet për të ardhmen

rita ora mahnit ne skene me performancen ne turneun e kylie minogue 67fbe3c6055bf
Story i radhës

Rita Ora mahnit në skenë me performancën në turneun e Kylie Minogue

Të fundit nga

Ibrahimi: Pak BDI, pak qeveri, ollmaz Doktor!

Kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi i ka reaguar kreut të Ash-së Arben Taravari duke thënë se edhe me BDI-në edhe në Qeveri nuk mundet. “Pak BDI, pak qeveri, ollmaz Doktor! Mund të
ShkoLartë