“Eja në shtëpinë tënde”, ASH: Aleanca për Shqiptarët po bëhet shtëpia më e fuqishme e femrës shqiptare

Eksponentët e Aleancës për Shqiptarët sot kanë vazhduar aktivitetet partiake. Në Kuvendin e mbajtur sot në prezencë të kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, kryetarit të Kuvendit, Ziadin Sela, Premtime Zylali Deliaj u zgjodh kryetare e Asamblesë së Gruas së ASH-së në Strugë.

“Aleanca për Shqiptarët po bëhet shtëpia më e fuqishme e femrës shqiptare, e gjithë shqiptarëve në RMV dhe shpresa e vetme për të ardhmen. Këtë e dëshmoi edhe prezenca masovike e anëtarëve, numri gjithnjë e në rritje dhe zgjerimi i strukturave nga të gjitha forumet partiake”, thuhet në njoftimin e partisë.

ASH aktivitetet i ka vazhduar edhe në Zhelinë, ku për kryetar të FRASH është zgjedhur Llokman Kadrii.

“Punimet e Kuvendit i ndoqën edhe Kryetari i ASH, Arben Taravari, Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, deputetja e zonës, Ilire Dauti, Kryetari i Degës, Denis Aliti dhe përfaqësues të tjerë nga niveli lokal dhe qëndror i ASH”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Milani fiton ndaj Frosinones së shqiptarëve

Story i radhës

Bllokimi i komisioneve hetimore, ish-Presidenti: Sot po përjetojmë diktaturën me ngjyra, të gjitha pushtetet i ka në dorë vetëm një njeri

Të fundit nga