E kujtojnë të gjithë këngën “O Shijak me halle” nga Xhavit Dedej. Këngëtari i muzikës popullore, i cili është i preferuar e dëgjohet jo vetëm në Shqipërinë e Mesme, nga ku është me origjinë, por në të gjithë vendin e jashtë kufijve ku jetojnë shqiptarë, po konkurron në treg dhe me muzikë të kohës, që nga turbo-folk e këngë të lehta.
I ftuar në emisionin“Jeto me Orën”, në RTV Ora, këngëtari tha se pas pandemisë tanimë janë rikthyer koncertet dhe dasmat. Ai kujtoi edhe këngën e parë që ka kënduar, kur ishte vetëm 15 vjeç.
“Pas pandemisë jemi rikthyer me dasmat dhe koncertet. Kam pasur raste që në dasma më kanë thënë se duan muzikë moderne, disa të tjerë që duan muzikën që këndoj unë. Janë disa këngëtarë nga Shqipëria e Mesme që më frymëzojnë edhe sot.
Kam qenë 14-15 vjeç kur kam kënduar këngën e parë.”Eja moj lule moj lulja malit”, ishte kënga. Kënga që ka bërë më shumë bujë është “O Shijak me halle”.
Në dasma, më vjen mirë sepse kam arritur të martoj edhe dy breza,babain, më pas është bërë I biri kam kënduar dhe në dasmë të tij. Kam në dorë një këngë të re”, tha ai.