Pas daljes nga Big Brother VIP, mes Einxhel dhe Beniadës u vu re një ftohje. Miqësia mes vajzave nuk vazhdoi siç pritej kur ishin brenda shtëpisë dhe nuk u kuptua pse. Në një intervistë për “Why Not”, e pyetur nëse flet me Beniadën Einxhel tha jo, sepse s’ia kishte numrin e telefonit.
Në daljen e fundit publike, vajzat u munduan të tregonin se janë ok me njëra-tjetrën, edhe pse u shfaqën të ftohta. Ato janë takuar për herë të parë publikisht pas shumë kohësh në “He/She’s On Top”, dhe kanë thënë se nuk ka asgjë për çfarë të shkruhet në media, sepse ato janë të lumtura.
“E prisnim të na vinte Einxhel. Jam e lumtur që ka ardhur, duket e qetë, e lumtur. Nuk ka asgjë për të shkruar, jeta vazhdon, të dyja jemi shumë të lumtura,“ -u shpreh Beniada.
Edhe Einxhel u shpreh shkurtimisht duke folur vetëm për të shkuarën.
“Kam kujtime shumë të bukura nga Big Brother. Me Beniadën kam kujtime të të gjitha formave,” –tha Einxhel.
Madje, për t’i vënë kapakun kësaj teme, Einxhel dhe Beniada u përqafuan, megjithëse u duk një përqafim i sforcuar dhe i ftohtë.