egnatia shkon ne finalen e kupes se shqiperise 680945c84d4b7

Egnatia shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë

April 23, 2025
1 minut lexim

Dinamo-Egnatia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë.

“Blutë” fituan 4-3 ndaj Vllaznisë, ndërsa në sfidën tjetër mes Partizanit dhe Egnatias u desh të shkohej në kohën shtesë prej 30 minutash.

Të kuqtë vinin nga një fitore 1-0 në ndeshjen e parë dhe do mjaftoheshin sot edhe me një barazim.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola.

Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 75-të, ku Arbenit Xhemajli dërgon topin në rrjetë pas një krosimi nga goditja e këndit dhe kalon në avantazh rrogozhinasit. Rezultati final i kohës së rregullt 0-1 dhe ndeshja shkon në shtesën prej 30 minutash.

Në minutën e 4-të të shtesës, Egnatia do të gjente edhe golin e dytë. Guindo dërgon topin në rrjetë pas asistit të marrë nga Frangaj. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Egnatia fiton 0-2 dhe shkon në finale.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ish ceo i instagram thote se mark zuckerberg i shikonte si kercenim per rrjetin social facebook 680944de32d6a
Story i mëparshëm

Ish-CEO i Instagram thotë se Mark Zuckerberg i shikonte si kërcënim për rrjetin social Facebook

openai i thote gjykates se do te blinte chrome nga google 680946b9d44da
Story i radhës

​OpenAI i thotë gjykatës se do të blinte Chrome nga Google

Të fundit nga

Moti: Ngrohtë dhe pak vranët sot

Moti i ditës së sotme parashihet me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri 5 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin
ShkoLartë