Egnatia ka zyrtarizuar afrimin numër 12 në këtë merkato verore, teksa rrogozhinasit kanë prezantuar një mesfushor.
Fjala është për Fernando Medeiros, i cili është moshën 26-vjeçare dhe ka një të kaluar me plot eksperienca sidomos në vendlindje ku është aktivizuar me klube si Santos, Botafogo apo Vila Nova, Bahia e Portimonense në Portugali.
Mesfushori do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Edlir Tetova dhe do të jetë një opsion më shumë në sezonin e ri për Egnatian, aty ku rrogozhinasit pretendojnë të bëjnë një paraqitje sa më dinjitoze.
Më herët Egnatia ka firmosur me këta emra; Nehar Sadiki, Ilir Camaj, Alen Sherri, Emiliano Musta, Abdurrahman Fangaj, Erald Hyseni, Geri Selita, Arbin Zejnullai, Flavjo Meçja, Redon Mihana dhe Sodiq Atanda.