egli tako reagon ashper pasi u pa ne shoqerine e nje mashkulli misterioz 689c66752c7d3

Egli Tako reagon ashpër pasi u pa në shoqërinë e një mashkulli misterioz

August 13, 2025
1 minut lexim

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, ka reaguar ashpër pas disa lajmeve që qarkulluan për partner të ri.

Kjo pasi këngëtarja u fotografua duke kërcyer e në shoqëri të një mashkulli misterioz në pushime, gjë që bëri të aludohet në mediat rozë.

Ajo reagon ashpër duke thënë se është e tepërt dhe se janë miq të vjetër të saj, gjersa shton se edhe po të kishte nuk do të dilte aq hapur.

Postimi i plotë i Eglit (pa ndërhyrje):

“Mirëmëngjesi sot popullit të nderuar të Shqipërisë.

E di që mbase do habiteni për këtë reagim, por ky reagim nuk është aspak për mua pasi unë me ju jam mësuar.

S’më bëni më asnjë përshtypje, as ju as niveli që posedoni. Ky reagim është vetëm për shkeljen e të drejtave të personave të dytë ose të tretë, dhe shpifjes.

Ju kam lënë jo vetëm dy ditët e fundit, por për nja 6-7 muaj të flisni çfarë t’ju dojë e zeza zemër (se nuk e keni të bardhë) për mua dhe nuk jam ndjerë.

A mund t’ju denoncoja? Patjetër. A mund t’ju a mbyllja gojën me një tek argument? Absolutisht.

A ja vlen t’i humbasësh sekondat dedikuar jo? Kategorikisht jo.

Ky reagim sot shkon vetëm për respekt të jetës dhe privatësisë së rrethit tim shoqëror, që nuk ju a ka fare, po fare ama për borxh.

Video-ja pasardhëse dhe gjithçka që do shihni, le të jetë për ju një mësim se si të masni pak më mirë tastierën e telefonit dhe gojën herën tjetër përpara se të na shtoni listën, se sigurt edhe me tim atë po të më shihni do shkruani, “Partneri i ri i Egli Takos +50 vjeç, ja se si e shkatërroi familjen”. Stop, mjaft është mjaft.

Ah dhe diçka mendoni se jam kaq e cekët sa t’ju dal kaq hapur me një partner, edhe nëse do kisha.

Kalo bukur shqipe”. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ame 633 zjarre te raportuara javen e fundit nente vatra aktive 689c6549382c2
Lajmi i mëparshëm

​AME: 633 zjarre të raportuara javën e fundit, nëntë vatra aktive

ALI AHMETI
Lajmi i radhës

Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, themeli i shtetit dhe stabilitetit tonë

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë