egla ceno habit me deklaraten e saj per gjestin pas finales se bbv fytyren nuk ta jep shkolla por 6806a7fc2a871

Egla Ceno habit me deklaratën e saj për Gjestin pas finales së BBV: Fytyrën nuk ta jep shkolla, por…

April 21, 2025
1 minut lexim

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka ndarë një koment të ri në rrjetet sociale pas përfundimit të edicionit të katërt të spektaklit, ku fitues u shpall Gjesti.

Aktorja ka qenë një ndër personazhet që e ka komentuar shpesh rrugëtimin e tij, duke shprehur mbështetje, por edhe duke ngritur kritika.

Në një postim të bërë në natën e festës pas finales, Egla thekson se ka alergji ndaj maskave, prandaj ka përkrahur Gjestin, të cilin e konsideron si “të keqen më të vogël” të këtij edicioni.

“Unë kam alergji ndaj maskave, prandaj kam mbështetur atë djaloshin në BBV. A ishte e ‘keqja’ më e vogël në këtë edicion. Fatkeqësisht, shoh përtej dhe them që edhe ai shumë shpejt do të shndërrohet në një maskë”.

Aktorja vijoi më tej duke nënvizuar: Duhet shtyllë kurrizore për t’i rezistuar reflektorëve. Fytyrën nuk ta jep shkolla, por shkolla të bën njeri! Kam thënë çfarë kam thënë.

Egla e ka shprehur më parë publikisht pëlqimin për Gjestin gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, duke e cilësuar si një frymë të re në një ambient që, sipas saj, ishte kthyer në “azil pleqsh”. Kjo deklaratë vjen pas një sezoni të nxehtë dhe të komentuar, ku Gjesti arriti të fitojë zemrat e publikut dhe çmimin e madh prej 100 mijë euro.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

trafiku ne prishtine i ngarkuar qytetaret i quajne pritjet e merzitshme 6806a70a043ee
Story i mëparshëm

Trafiku në Prishtinë i ngarkuar, qytetarët i quajnë pritjet e mërzitshme

mexhiti taravari e pengoi unifikimin tash procesi po ecen me lehte 6806ac32734a3
Story i radhës

Mexhiti: Taravari e pengoi unifikimin, tash procesi po ecën më lehtë

Të fundit nga

ShkoLartë