Egjipti paraqet ankesë për incidentet kundër Senegalit

March 30, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Egjiptit është ankuar se autobusi i skuadrës ishte sulmuar dhe se kishte pasur fyerje në baza racore drejt Mohamed Salah gjatë humbjes kaotike në kualifikimet drejt Botërorit “Katar 2022” kundër Senegalit.

Protestat filluan qysh para fillimit të ndeshjes në stadiumin “Abdoulaye Wade”, ku Senegali e mposhti Egjiptin me rezultat 1:0, ku me rezultat të njëjtë kishin triumfuar egjiptianët në ndeshjen e parë, duke bërë që ndeshja të vazhdojë drejt penalltive.

Ndërsa, në fazën e penalltive, lojtarët e Egjiptit u penguan me laser nga tifozët vendas, ku si pasojë kësaj tre lojtarë egjiptianë humbën penalltitë, përfshirë këtu edhe yllin e Liverpoolit Mohamed Salah.

Po ashtu, para ndeshjes u publikuan edhe disa foto, ku ishte sulmuar autobusi i skuadrës së Egjiptit.

“Egjipti paraqet një ankesë zyrtare kundër Senegalit për shkak të sulmeve dhe pankartave me fyerje në baza racore. Skuadra e Egjiptit ishte pre e racizmit nga pankartat e ndryshme në stadium, veçanërisht ndaj kapitenit Mohamed Salah”, shkruante në komunikatën e Egjiptit.

“Kjo gjë është e dokumentuar me foto dhe video të cilat janë të bashkangjitura në ankesë”, shkruante më tej në komunikatën zyrtare të Egjiptit.

Senegali arriti ta eliminojë Egjiptin në fazën e penalltive, duke e mposhtur atë me rezultat 3:1.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Anorgazma: Gjithë arsyet që mund ta shkaktojnë

Story i radhës

Nga shokë në armiq e vrasës të njeri-tjetrit/ Historia kriminale e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit

Të fundit nga

ShkoLartë