Egjipti: Kthimi i Sirisë në Ligën Arabe nuk nënkupton normalizimin e plotë me regjimin sirian

Ministri i Punëve të Jashtme i Egjiptit, Sameh Shourky, ka deklaruar se ri-pranimi i Sirisë në Ligën Arabe nuk nënkupton normalizim të plotë të marrëdhënieve me regjimin sirian, transmeton Anadolu.

Të dielën, Lidhja Arabe me bazë në Kajro vendosi për rikthimin e Sirisë në organizatë pas 12 vitesh pezullim.

“Kthimi i Sirisë në Ligën Arabe nuk kualifikohet për normalizim të plotë me qeverinë e saj. Rikthimi i Sirisë rrit nivelin e përfaqësimit, por ky ishte hapi i parë për të krijuar një vizion, mirëkuptim dhe procedura që nxisin besimin”, tha Shourky në një intervistë televizive.

Lidhur me kundërshtimin e SHBA-së ndaj ri-pranimit të Sirisë në Ligën Arabe, shefi i diplomacisë egjiptiane e quajti vendimin një “çështje arabe”.

“Kjo është një çështje arabe që ka të bëjë me një vend arab që ka qenë i ekspozuar ndaj një dekade konflikti të brendshëm. Ne duhet të gjejmë një zgjidhje për situatën në fjalë”, tha ai.

Dje, Arabia Saudite njoftoi rifillimin e punës së misionit të saj diplomatik në Siri.

Megjithatë, Egjipti ende mban përfaqësim të ulët diplomatik me Sirinë.

Vendimi për rikthimin e Sirisë në Ligën Arabe erdhi para samitit vjetor të organizatës, që do të mbahet më 19 maj në Arabinë Saudite.

Në vitin 2011, Siria u pezullua nga organi i përbërë nga 22 vende anëtare për shkak të shtypjes brutale të regjimit të Bashar al-Assadit ndaj protestave pro-demokratike, të cilat çuan në një luftë civile.

Megjithatë, regjimi sirian në muajt e fundit filloi të shkëmbejë vizita dhe kontakte zyrtare me disa vende arabe.





Story i mëparshëm

Dy legjendat e Brazilit i bën armiq politika

Story i radhës

Linkedin shkurton stafin, mbyll aplikacionin e kërkimit të punës në Kinë

Të fundit nga