EFJ u bën thirrje vendeve të BE-së t’i japin fund refuzimeve të padrejta të kërkesave për viza nga gazetarët turq

July 18, 2023
1 minut lexim

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) u ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian (BE) që t’i japin fund refuzimeve të padrejta të kërkesave për viza nga gazetarët turq, transmeton Anadolu.

Duke kritikuar qëndrimin ndaj Türkiyes si një “embargo de facto të vizave”, EFJ-ja refuzimin e vendeve të BE-së të kërkesave për viza nga Türkiye e quajti “diskriminim”.

Grupi dënoi pengimin sistematik kundër gazetarëve turq në vendet anëtare të BE-së.

EFJ-ja po ashtu theksoi se dhënia e vizave vetëm afatshkurtra për gazetarët turq, në vend të vizave afatgjata që janë standarde, është shqetësuese dhe krijon një barrë të konsiderueshme financiare.

Grupi deklaroi se ritmet e refuzimeve të vizave këtë vit kanë arritur nivele të larta rekord dhe theksoi se në mesin e atyre të cilëve iu refuzuan kërkesat për vizë nuk janë vetëm gazetarë, por edhe akademikë dhe artistë të mirënjohur.

“Ne u bëjmë thirrje vendeve të Shengenit që t’i japin fund embargos de facto të vizave të vendosur ndaj gazetarëve”, tha Mustafa Kuleli, nënkryetar i grupit.

Ai u kërkoi misioneve diplomatike të “korrigjojnë qëndrimet e tyre paragjykuese dhe diskriminuese ndaj gazetarëve nga Türkiye, pasi këto paragjykime pengojnë gazetarët nga përmbushja e përgjegjësive të tyre profesionale”.

Në vitet e fundit, qytetarët turq, përfshirë gazetarët, janë përballur me sfida të shumta dhe pengesa të paprecedentë në përpjekjet për të marrë viza për vendet në zonën Shengen, të cilat kanë hequr kontrollet kufitare mes tyre.

Këto pengesa përfshijnë shqyrtimin e shtuar të kërkesave dhe vonesave të konsiderueshme në sigurimin e takimeve. Sipas EFJ-së, shkalla e refuzimit për kërkesat për viza në vitin 2023 është rritur në qiell, duke shkuar nga 15 për qind në vitin 2022 në 50 për qind aktualisht.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Kung fu” në plazh, çfarë ndodh në Itali kur skafi afrohet në breg

Story i radhës

Cardiff City paguan pjesën e mbetur të tarifës së transferimit të Salas

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë