Efi për debatet në ‘BBV’: Produksioni mund të thotë që Egla i ka provokime!

Efi Dhedhes, e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për ‘Big Brother Radio’ ka komentuar lidhur me përplasjen e djeshme të dy banoreve brenda shtëpisë së ‘BBV3’, Eglës dhe Rikes.

Rikujtojmë se në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi i cili ende nuk është hapur, dhe Efi është shprehur se më e rrezikuar mund të jetë Rike sesa Egla, pasi prej kësaj të fundit Efi nuk kishte parë asnjë reagim dhe se produksioni në fund të ditës mund të thotë që Egla i ka thjesht provokime dhe banorët e tjerë bien pre e tyre!

‘Nuk e mendoj fatkeqësisht se mund të ketë një dalje të Eglës, sepse në fund të ditës mund të thonë që ajo provokon dhe ju të tjerët e hani. Ky është problemi dhe më shumë mendoj se do të jetë më shumë problem për Riken sesa për Eglën, sepse Egla mesa pashë nuk pati ndonjë reagim.

Ose të dyja, ose Rikja është më e rrezikuar. Vetëm Egla, jo absolutisht. Fatkeqësisht në raste të tilla thonë që ti provokohesh, por ti duhet të mbash nervat se duhet të durosh. Pavarësisht mendoj se Egla duhet të largohet nga aty brenda, por që ky është thjesht mendimi im.’- ka thënë Efi.

Story i mëparshëm

Pakti për normalizimin e jetës parlamentare, reagon ambasada e SHBA: Nxisim deputetët të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë në vend

Story i radhës

Dilema e Allegrit dhe tre skenarë të mundshëm të Juventusit pas kualifikimit në Botërorin e klubeve

Të fundit nga