Efes i mbijeton eliminimit

May 2, 2025
1 minut lexim

Anadolu Efes ka mundur të shmangë eliminimin duke fituar ndeshjen e katërt në Stamboll përballë Panathinaikos 85-82. Seria tashmë është barazuar 2-2 dhe do të luhet ndeshja e pestë dhe e fundit në Oaka Arena të Athinës të martën.

Ndeshja nisi menjëherë me skuadrën turke që kërkonte avantazhin pasi në rast humbjeje eliminoheshin. Mirëpo skuadra e Panathinaikos nuk e lejoi asnjë moment në pjesën e parë që Efes të krijonte diferencë të thellë. Interesante është që në çdo ndeshje Panathinaikos ka gjetur lojtarë të ndryshëm në udhëheqje të sulmit.

Perioda e dytë mbyllet me 5 pikë avantazh për Efes dhe momenti është i mire. Në pushim Luka Banki, trajneri i Efes kërkon mbrotje më të mirë, ndërsa Ergin Ataman i Panathinaikos kërkon më shumë agresivitet nga të tijtë. Perioda e tretë nis menjëherë mirë për skuadrën turke duke kaluar në 10 pikë avantazh, Panathinaikos me 4 sulme të shpejta arrin menjëherë të barazojë 45-45.

Futen më shumë në lojë Hernangomez dhe Nunn, ndërsa për Efes luan mirë Bryant Smits dhe Osmani. Më tej, në fund të periodës së tretë nga avantazhi i përkohshëm i skuadrës helene, Efes përgjigjet dhe ndeshja kalon ne barazpeshë. Perioda e katërt është tejet intensive, jepet faull teknik për Nunn dhe më pas Luka Bankin.

Udhëheqja e takimit ndërron krah shpesh por me vetëm 1 pikë. Në fund gjithçka diskutohet në aksionet e fundit ku për Efes është Bryant që shënon një trepikësh vendimtar duke e kaluar në 4 pikë avantazhin.

Përgjigjet Panathinaikos me Nunn po me trepikësh. Por në momentin më delikat, Cedi Osman shkakton një faull antisportiv ku mbeten dhe 16 sekonda dhe trajneri i Panathinaikos, Ergin Ataman e kupton që nuk ka më mundësi kthese dhe nis të debatojë me dikë në tribunë.

Pas këtij debati, Ataman lë fushën duke e lënë skuadrën në sekondat e fundit. Mbyllet me 3 pikë diferencë dhe Efes mbijeton me një luftë të madhe ku dallohet Bryant me 19 pikë dhe Smits me 15 pikë. Ndeshja e pestë, të martën, do të japë verdiktin për skuadrën e cila do ti bashkohet “Final Four” në Abu Dabi .

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Seanca e radhës nesër, deputeti i VV-së: Haxhiu zgjedhja jonë

Story i radhës

Apple zhvendos prodhimin e iPhone nga Kina drejt Indisë e Vietnamit

Të fundit nga

Dielli po ‘vret’ satelitët e Musk

Dielli ka filluar të shkatërrojë satelitët Starlink të Elon Musk, duke ngritur alarm midis shkencëtarëve. Ndërsa dielli arrin maksimumin e tij diellor, kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, po dëshmojmë një aktivitet
sqmken
ShkoLartë