Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në një postim në rrjetet sociale ka kritikuar policinë shqiptare për reagimet në rastet e protestave të organizuara nga opozita.
Referuar kundërshtimit të forcave të rendit të Serbisë për të ushtruar dhunë ndaj protestuesve në rast se një gjë e tillë bëhej e nevojshme, Vasili u shpreh se kjo përbën kontrast me policinë tonë që dhunojnë me shkopinj gome dhe ujë me presion qytetarët.
Postimi i plotë:
E mjera Shqiperi per policine qe ka!
Ja se si policet ne Serbi nuk u binden urdherave te Vuçiçit dhe nuk ngrenë doren mbi studentet dhe njerezit e thjeshte.
Ndersa policia rilindase e Edi Rames dhe e kanabisit ketu ne Shqiperi dhunon me shkopinj, gaz dhe uje me presin si kafshe edhe grate, femijet dhe te moshuarit protestues bile edhe i arreston ne mes te nates.
Mjere Shqiperia se cfare policie ka!
Burimi: botasot.info