Efekti i inflacionit, Banka Popullore e Maqedonisë rriti normën bazë të interesit

May 11, 2022
1 minut lexim

Banka Popullore pas rritjes së normës së interesit në muajin prill, tani ka bërë një rritje shtesë prej 0.25 për qind dhe tani është në nivelin prej 1.75 për qind.

Nga Banka Popullore bëjnë me dije se në marrjen e këtij vendimi janë marrë parasysh zhvillimet e fundit në inflacion, të cilat janë përshpejtuar në muajin prill, si dhe ndikimi i ecurive të tilla në pritjet inflacioniste.

“Vendimi për shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare bazohet në vlerësimet se presionet mbi çmimet e importit janë më të qëndrueshme dhe më të forta, gjë që krijon efekte të caktuara transfertash në disa kategori çmimesh dhe ndikon në pritjet inflacioniste. Prandaj nevoja për një përgjigje monetare, pavarësisht rreziqeve në rënie për rritjen ekonomike dhe kërkesën e brendshme”, thuhet në deklaratë.

Të dhënat e fundit për muajin prill, sipas bankës qendrore, tregojnë se inflacioni këtë vit do të jetë më i lartë se sa pritej sipas parashikimeve të fundit.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dhunë, tradhëti dhe kërcënim me vdekje/ Ish e dashura e Rob Kardashian nuk i ndahet gjyqit me familjen e famshme

Story i radhës

Viktorija Nuland takon Petkov dhe Osmanin

Të fundit nga

Barcelona rrezikon dënim të rëndë nga UEFA

Barcelona mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar. Sipas raportimeve të “The Times”, organi mbikëqyrës i UEFA-s për kontrollin financiar të klubeve
sqmken
ShkoLartë