Tashmë të gjithë i dinë përfitimet e një peshe ideale. Por edhe nëse nuk jeni në peshën e duhur, mjafton të bini qoftë edhe pak kg dhe në trupin tuaj e do të ndieni menjëherë ndryshimet. Rëina nga pesha mund të përmirësojë të gjitha llojet e problemeve shëndetësore dhe t’ju bëjë të ndiheni më mirë, prandaj mjekët këshillojnë të kujdeseni për të. Në këtë artikull AgroËeb.org iu njeh me përfititmet që ndodhin në trup edhe në ato raste kur ju arrini të humbisni pak peshë.
Lehtësim i nyjeve
Vetëm 10 kilogramë shtesë shtojnë 40 kilogramë presion në gjunjë dhe nyje të tjera të trupit. Kjo mund t’i konsumojë ato më shpejt. Pesha e tepërt mund të shkaktojë gjithashtu inflamacion në trupin tuaj. Humbja qoftë edhe pak kg mund t’i lehtësojë këto efekte.
Ulni rrezikun për kancer
Një studim tregoi se gratë e moshuara që humbën të paktën 5% të peshës së tyre trupore reduktuan rrezikun e tyre për kancer gjiri me 12%. Kjo mund të lidhet me faktin se njerëzit mbipeshë që arrijnë të dobësohen kanë nivele më të ulëta të disa hormoneve të lidhura me kancerin, si estrogjenet, insulina dhe androgjenet.
Parandaloni diabetin e tipit 2
Nëse keni gjasa të zhvilloni diabet, humbja e peshës është një nga dy mënyrat për ta parandaluar ose vonuar atë. Tjetra është stërvitja fizike për rreth 30 minuta në 5 ditë. Nëse peshoni 160 kilogramë, mjafton të humbisni vetëm 8-12 kg për të korrur përfitimet. Nëse keni diabet, humbja e peshës mund t’ju ndihmojë të merrni më pak ilaçe, të mbani nën kontroll sheqerin në gjak dhe të ulni shanset që gjendja të shkaktojë probleme të tjera shëndetësore.
Mund të ulni kolesterolin e keq
Ju mund të ulni nivelet e kolesterolit “të keq” me ushqime dhe medikamente më të shëndetshme. Stërvitja dhe humbja e yndyrës së trupit mund t’ju çojnë në nivelet ideale të kolesterolit në gjak.
Ulni trigliceridet
Nivelet e larta të triglicerideve (më shumë se 200 mg/dl) do të thotë që ju keni më shumë gjasa të pësoni një atak në zemër ose goditje në tru. Mund t’i afroheni niveleve të shëndetshme (rreth 150 mg/dl) nëse dobësoheni pak.
Lehtësoni presionin e lartë të gjakut
Pesha e tepërt e trupit e bën gjakun të shtyjë më fort kundër mureve të arterieve tuaja dhe kjo e bën zemrën tuaj të punojë më shumë. Ju mund ta ulni presionin nëse arrini të reduktoni 5% të peshës tuaj trupore. Reduktoni kripën dhe hani më shumë perime, fruta dhe bulmet me pak yndyrë.
Ndaloni Apnenë e Gjumit
Apnea e gjumin bën që frymëmarrja gjatë natës kur jeni në gjumë të ndalojë për disa sekonda, gjë që shkakton shumë probleme shëndetësore, veçanërisht për zemrën tuaj. Dobësimi mund të ndihmojë me apnenë e gjumit.
Balanconi rezistenca e kundërt ndaj insulinës
Yndyra e trupit, veçanërisht në zonën e barkut, lëshon kimikate që e bëjnë trupin tuaj të ndalojë së reaguari ndaj efekteve të insulinës, një hormon që mban nivelin e sheqerit në gjak në nivel normal. Edhe pse pankreasi juaj punon më shumë për të prodhuar më shumë insulinë, sheqeri në gjak mund të rritet shumë. Një rënie e vogël në peshë mund të ndihmojë në kthimin e këtij efekti.
Flini më gjatë dhe më mirë
Disa studime kanë treguar se fjetja e pakët apo e parehatshme mund t’ju bëjë më të prirur të jeni obezë. Por humbja e rreth 5% të peshës tuaj trupore mund të çojë në gjumë më të mirë.
Një humor më të mirë
Në një studim, njerëzit me depresion që ishin shumë mbipeshë u ndjenë më mirë pasi humbën mesatarisht 8% të peshës së tyre trupore.
Ul Inflamacionin
Qelizat yndyrore, veçanërisht ato rreth barkut, mund të lëshojnë kimikate që irritojnë dhe ndezin indet në të gjithë trupin. Kjo është e lidhur me probleme shëndetësore si artriti, sëmundjet e zemrës, ataku në zemër dhe goditjet në tru. Punoni drejt një objektivi për humbje peshe prej 10%, dhe ju mund të ulni sasinë e këtyre substancave dhe të zvogëloni shanset për të pasur një sëmundje serioze. /AgroWeb.org