Kreu i PD Sali Berisha do të zhvillojë pasditen e sotme një takim me arsimtarët.
Berisha në një postim në Facebook shprehet se edukimi është në rrezik, ndërsa ka parashtriar edhe disa çështje që do të diskutohen.
“Të dashur miq,
Ju ftoj të më ndiqni sot në orën 19.00 teksa bisedoj me mësues e ekspertë të arsimit parauniversitar mbi sfidat dhe problematikat e shkollave dhe stafeve pedagogjike shqiptare, politizimin e arsimit dhe rrezikun që droga paraqet për fëmijët në shkolla”, shkruan Berisha.