edona llalloshi betohet per mandatin e trete si deputete 6a74927c61ac4

Edona Llalloshi betohet për mandatin e tretë si deputete

August 6, 2026
1 minut lexim

Sot (e enjte) është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, gjatë së cilës deputetët e legjislaturës së re bënë betimin e tyre.

Pas përfundimit të kësaj pike të rendit të ditës, seanca u ndërpre.

Mes deputetëve që u betuan ishte edhe këngëtarja Edona Llalloshi, e cila përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se ka nisur mandatin e saj të tretë në Kuvendin e Kosovës.

“Sot, për herën e tretë, u betova si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, dua të shpreh edhe një herë falënderimin tim për mbështetjen tuaj të vazhdueshme”.

“Me punë e përkushtim do të angazhohem në jetësimin e vizionit tim dhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE për artin, kulturën dhe komunitetin artistik. Na prift e mbara“, ka shkruar Llalloshi.

Ajo e shoqëroi postimin me fotografi nga momenti i betimit në Kuvend, duke falënderuar mbështetësit dhe duke theksuar se gjatë mandatit të ri do të angazhohet për çështjet që lidhen me artin e kulturën.

Duhet theksuar se në zgjedhjet e 7 qershorit ajo mori mbi 31 mijë vota.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

senatori amerikan pret qe perkrahja dypartiake ta shtyje perpara projektligjin per sanksione ndaj rusise dhe iranit 6a7491b1465f3
Lajmi i mëparshëm

Senatori amerikan pret që përkrahja dypartiake ta shtyjë përpara projektligjin për sanksione ndaj Rusisë dhe Iranit

shasivari lawson perpjekje te perbashketa per nje sundim me te forte te ligjit 6a749520f24de
Lajmi i radhës

Shasivari – Lawson: Përpjekje të përbashkëta për një sundim më të fortë të ligjit

Të fundit nga

Zhduket fëmija 11 vjeçar në Dollnen

Mbrëmë në Policinë e Prilepit, respektivisht Policinë e Dollnenit, është raportuar për zhdukejn e fëmijës të moshës 11 vjeçare. Më 05.08.2026 në orën 20:30 në Sektorin për Punë të Brendshme (SPB) Prilep,
ShkoLartë