Volejbollistja Edona Kalludra i bashkohet ekipit të Skënderbeut nga Korça.
Lajmi bëhet i ditur nga prindi i saj Blerim Kalludra. Edona së fundi ka luajtur për Ferizajn.
“Edona do të luajë për Skënderbeun.
Ajo ka firmos me këtë ekip.
Edhe shkollën do të vazhdojë në shtetin shqiptar”, thotë Blerim Kalludra për gazetën kombëtare “Bota sot”.
22-vjeçarja luan në pozitën e qendrës.