Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të dytë të BBVK-s, Edona James, ka shprehur preferencat e saj për banorët aktualë të edicionit të tretë.
Ajo ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin Big Talk, ku ishte e ftuar po ashtu edhe ish-banoret, Santiana Maloku dhe Brikey.
Edona ka shprehur një favorizim për njërin prej banorëve, Drilonin, për të cilin tha se do të kishte pasur dëshirë të kishte qenë brenda shtëpisë, vitin e kaluar, kur ajo ishte konkurrente.
“Kur s’e kanë shti para 1 viti brenda këtë Drilonin. Driloni, shumë djalë i bukur. Tepër…”, potencoi ajo në Big Talk.
Boksieri Drilon Rama është në mesin e 20 banorëve që iu bashkuan këtij sezoni spektaklit të famshëm.
Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova, ka nisur të premten, dhe nga tani kanë filluar tensionet mes konkurrentëve.
Burimi: botasot.info