Edona James bën një ndryshim në Big Brother – i lyen flokët rozë

Edona James është njëra nga personazhet që po merr vëmendje të madhe në Big Brother VIP Kosova 2.

Ajo gjatë kësaj kohe ka pasur disa debate me konkurrentët e këtij formati, ndonëse veprimet e fjalët e saj po komentohen vazhdimisht.

Transgjinorja nga Suhareka së fundmi ka vendosur të bëjë një ndryshim në pamje.

Ajo ka lyer flokët rozë, gjersa shfaqet duke e treguar të gjithë procedurën.

Duket se ky ndryshim i Edonës është bërë për një periudhë të shkurtër me një lloj ngjyre që edhe mund të fshihet.

Në shtëpinë më të famshme në Kosovë, James ka treguar për fëmijërinë se e kanë njohur të gjithë si femër.

Ajo mes tjerash u shpreh se është veshur gjithnjë si vajzë dhe se ka qëndruar vetëm me vajza. 

Story i mëparshëm

Lajçak në ora 17:00 ateron në Prishtinë, pas gjysmë ore pritet në takim nga Kurti

Story i radhës

Osmani: Derisa është Ali Ahmeti, shqiptarëve nuk do t’ju mungojë asnjë qime

Të fundit nga