Edon Zhegrova tregon për mediat italiane se cilat ndeshje i shikon në Itali

November 7, 2024
1 minut lexim

Edon Zhegrova foli për gianlucadimarzio.com për ndeshjen kundër Juventusit dhe gjithashtu për të ardhmen e tij që lidhet shpesh me gjigantët e Serie A.

Edon Zhegrova është një nga lojtarët më të ndjekur në botë. Anësori i djathtë i Lille , asistoi te Jonathan David në barazimin 1-1 kundër Juventusit të martën.

Ai foli ekskluzivisht për gianlucadimarzio.com, duke u ndalur edhe tek klubet e Serie A, por më shumë për Milanin.

Pas dy fitoreve kundër Real Madrid dhe Atletico Madrid, Lille u ndal nga Zonja e Vjetër në shtëpi, por për Zhegrovën është një pikë e fituar dhe jo dy pikë të humbura.

“Juventusi është një klub gjigant me lojtarë të mrekullueshëm. Ne pamë sot (e martë) se sa ekip i fortë janë. Mendoj se në fund barazimi ishte rezultati i duhur kundër një ekipi shumë të fortë si Juventusi”, deklaroi Zhegrova.

Nuk është sekret që Zhegrova ka ëndrërtë luajë për klube të mëdha, sidomos në Serie A dhe ai ka folur për këtë gjë.

” Më pëlqen futbolli italian, i ndjek gjithmonë skuadrat tuaja të mëdha si Milani dhe i shikoj edhe ndeshjet e Juves. Pastaj në Kosovë ka shumë tifozë të Milanit, Interit dhe Juves. Unë në Serie A një ditë? Pse jo? Më pëlqen shumë Milani”, deklaroi Zhegrova. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Nuk është TikTok/ Aplikacioni që po zëvendëson Instagramin me hapa të shpejtë

Story i radhës

BDI: Izet prokurori le ta mbyll bixhozin dhe le të ndahet nga kumbaria me Bossin serb të bixhozit

Të fundit nga

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë