Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, ka shpërthyer me gol në Conference league.
Lille si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj skuadrës kroate Rijeka, në kuadër të ndeshjes së parë të play – off-it.
Në minutën e 43-të, Zhegrova ka realizuar për Lillen duke barazuar rezultatin.
Zhegrova u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 52-të dhe në atë të 66-tën është zëvendësuar.
Futbollisti tjetër shqiptar, Lindon Selahi, u paraqit 77 minuta për Rijekën.
Për Lillen shënuan Zhegrova (43′), Yoro (89’) dhe për kroatët shënoi Pasaliç (24′).