Edon Zhegrova është shprehur i lumtur me supergolin e realizuar dje me Lillen, por jo edhe me rezultatin ndaj Angers në Ligue 1.
Reprezentuesi kosovar realizoi gol jashtëzakonisht të bukur nga distanca, duke e “bombarduar” portën me një goditje të fuqishme.
E vetë Zhegrova pohoi se ai gol është rezultat i punës që po bën në seancat stërvitore me skuadrën.
ka thënë Zhegrova pas ndeshjes.“Goli është dëshmi se po punoj shumë në stërvitje. Mundohem të shënoj gola të tillë në stërvitje. Ishte gol i bukur, por nuk jam i lumtur pasi nuk kemi fituar tri pikët. Është dashur të paraqitemi më mirë sot. Ky nuk është rezultat i mirë për ne”,