Edon Maxhuni do ta vazhdojë karrierën në elitën e basketbollit gjerman.
Basketbollisti nga Kosova ka nënshkruar me Hakro Merlins Crailsheim.
Kur ka mbetur edhe më pak se një javë deri te fillimi i sezonit, klubi gjerman u aktivizua sërish në merkato dhe ka nënshkruar me Maxhunin, i cili ishte çerekfinalist me Finlandën në Kampionatin Evropian.
Hakro nënshkroi me 24-vjeçarin, pasi shkëputi kontratën me Prince Ali me marrëveshje të dyanshme.
“Edon duhet të na japë mundësi shtesë në pozicionin e rindërtimit. Jemi të kënaqur që angazhimi funksionoi kaq shpejt. Ai vjen te ne në gjendje të mirë fizike dhe sapo ka bërë disa paraqitje shumë të mira me Finlandën në Kampionatin Evropian. Jemi të lumtur që Edoni është me ne tani”, tha drejtori sportiv i klubit, Ingo Enskat.
“Zgjodha Crailsheim sepse shoh një mundësi të mirë këtu për të arritur shumë, si personalisht ashtu edhe si ekip. Ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja të luaja në Bundesligë. Qëllimi im është të ndihmoj ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe të fitoj sa më shumë ndeshje. Pres një sezon të mirë me shumë ndeshje dhe sigurisht disa sfida – ndaj dua të shijoj çdo moment”, tha Maxhuni, i cili do të bartë fanellën me numrin 5.